Zeka po e mendon largimin nga Kosova, thotë se shkak janë kushtet dhe gjendja e krijuar

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 16:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka akuzuar zyrtarët e Kuvendit për udhëtimet jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai në seancën e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve nga vendi akuza pati edhe për komisionin pjesë e të cilët është edhe vet ai, e për të cilin tha se ka pasë udhëtime siç i quajti ai “palidhje”.

“Unë e admiroj kolegen Shqipe Pantinen që është dorëhequr nga komisioni ku bej pjesë unë, për shkak të udhëtimeve lidhje palidhje që ka bërë komisioni ynë, e pikërisht se ne u dërgojmë letra institucioneve të huaja e i lusim për vizita”, tha Zeka.

Akuza shtroi edhe ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për udhëtimet e tij bashkë me stafin.

“E njëjta gjë ndodh me 90 për qind të zëvendësministrave. Pra vizita palidhje, edhe kryetari i Kuvendit krejt delegacionin e merr palidhje, bën be që po udhëton me pare të babës. Që të jemi shumë konkret para qytetarëve të Kosovës, të tregojmë arsyet se pse po ikin njerëzit nga vendi, ku edhe unë edhe gruaja ime po flasim të ikim nga ky vend për shkak të kushteve”, tha Zeka.

Sipas tij, ka zyrtarë  që marrin nga pesë e gjashtë paga.

“Një zv. ministër e ka një zyre 10 metra ndërkaq që një deputet nuk ka zyre dhe nuk ka ku t’i presë qytetarët e Kosovës. 1mijë e 873 zyrtarë të lartë të këtij vendi ushtrojnë më shumë se sa një pozicion. Pra 1873 hajdutë i marrin nga dy rroga. E dyta 1 mijë e 451 funksionarë i ushtrojnë dy funksione. E njëri është kampion i merr tetë rroga nga shteti”, u shpreh ai.

Të ngjashme