Zeka: Programi i Qeverisë Kurti është fontanë dëshirash

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Milaim Zeka, ka deklaruar se programi qeveritar i publikuar sot nga Qeveria Kurti, është fontanë dëshirash.

Kështu u shpreh ai në ATV, gjersa shtoi se kryeministri, Albin Kurti është duke folur për një padi ndaj Serbisë për gjenocid dhe me këtë, sipas tij, ai ka dashur të mbulojë mungesën e një plani qeveritar.

“Kjo është taktikë e kryeministrit të Kosovës, që çuditërisht gjatë këtyre ditëve të fundit është duke folur për një padi ndaj Serbisë për gjenocid dhe me këtë ka dashur të mbulojë mungesën e një plani qeveritar. Ma tepër këtë program qeverisës që është publikuar sot, e shohë si fontanë dëshirash sesa diçka që mund të realizohet”, tha Zeka.

Të ngjashme