Zeka: Qeveria e ardhshme nuk do të zgjasë as edhe një vit, ja çfarë do të ndodh

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, përmes një video në kanalin e “Pa Rrotlla” në Youtube, ka thënë se Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga trekëndëshi PDK-VV dhe Lista e Vjosa Osmanit, por sipas tij, se nuk do të zgjasë as një vit, pastaj do të mbahen zgjedhje të reja.

Sipas tij, prishjen e Qeverisë së ardhshme do ta shkaktojë mos gjetja e një konsensusi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

“Në këtë trekëndësh e shoh koalicionin e ardhshëm qeverisës, mirëpo jam shumë skeptik se këto tri parti do ta arrijnë një konsensus të përbashkët rreth kandidatit për President të ardhshëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë Milaim Zeka.

Të ngjashme