Zeka: Qeveria përdori vdekjen e babait të ministres për fushatë votash

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i  Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka akuzuar Qeverinë, e veçanërisht ministrin e Punëve të Jashtëm, Glauk Konjufcën për mos marrjen e përgjegjësive për t’i ndihmuar qytetarët e mbetur jashtë Kosovës gjatë pandemisë.

Zeka potencoi se Ambasadat e huaja, përpos qe i ndihmojnë me pagese hotelesh e biletash qytetarët e vendeve të tyre, bëjnë çmos që ata te kthehen tek familjet e tyre.

Por, siç thotë Zeka se Glauk Konjufca nuk ka kohë të merret me ketë punë, sepse ka me i spastrua ambasadat e konsullatat.

Mes tjerash, Zeka thotë se Albin Kurti nuk e pati turp te dale përpara gazetareve te thotë se ministres Rozeta Hajdarit i ka vdekur babai sot, po ja shikojeni, ajo ka dale ne vendin e punës.

E sipas Zekës  çka i duhet  një qeveri që edhe humbjen e njeriut më të shtrenjtë e kthen në propagandë dhe fushatë për vota, shkruan EO.

Glauki po merret me pune te huajaMe qindera qytetare te Kosoves kane mbetur neper rruget e vendeve te botes, te…

Gepostet von Milaim Zeka am Donnerstag, 9. April 2020

Të ngjashme