Zeka: Qeveria të mos mbetet peng, Haradinaj i ka votat

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 18:33 | Nga

Deputeti i zgjedhur i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se tema e diskutimit të çështjes së numrave për votimin e Qeverisë së koalicionit PAN, është bërë “cirkuz”, por, sipas tij Haradinaj i ka votat për formimin e Qeverisë së ardhshme.

I ftuar në debatin televiziv në Info Magazine të Klan Kosovës, Zeka tutje shtoi se beson se PAN-i do ta bëjë Qeverinë pasi Haradinaj vazhdimisht pohon se i ka votat e mjaftueshme për formimin e saj.

Zekaj shtoi po ashtu se ky është momenti ku në vend nuk duhet të lihet peng formimi i institucioneve sepse një vakum të tillë e kanë shkaktuar përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së.

”EULEX-i e ka çuar lëndën time në Gjykatën Supreme pavarësisht se jam shpallë i pafajshëm në Gjykatën Themelore. Ma mirë është ta vrashë veten se sa ta vrasësh dikënd”.

”Kjo puna e numrave është bë cirkuz. Unë i besoj Ramush Haradinajt. Nëse ai i ka votat, hallall i qoftë. Moralisht nëse nuk i ka, mandatar duhet të jetë Vetëvendosje ose LDK-ja dhe presidenti nuk duhet të hezitojë në këtë drejtim”.

”Nuk është më sekret të themi se mediat po spekulojnë. Po deri tash jam i vendosur ta votojë Haradinajn për Qeveri por deri atëherë mund të dalë një matematikë tjetër ku mund të ndryshoj mendje”.

”Tash janë aktivizuar sidomos Delawie, për fat të keq e të zi tonin që ne s’merremi vesh. Nuk kish qenë mirë ne si shqiptarë ta lëmë qeverinë peng në minoritete”.

”Këtë vakum institucional e kanë shkaktuar LDK-ja bashkë me PDK-në. Nuk po them LDK dhe PDK si elektorat por për përfaqësuesit e tyre”.

”Ndoshta Naser Rugova, Vjosa Osmani e dia të tjerë e ndërrojnë qëndrimin e tyre për një koalicion të mundshëm në të ardhmen”.

Të ngjashme