Zeka: SBAShK-u, sindikatë mafioze e cila thotë përralla

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 13:41 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, e quajti SBAShK-un sindikatë mafioze e cila thotë përralla, raporton Ekonomia Online.

Zeka në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për orët e humbura gjatë grevës në arsim, shtoi se  marrëveshja e arritur mes SBAShK-ut dhe Kuvendit të Kosovës ka qenë një marrëveshje politike.

“Kur jemi qenë fëmijë kurrë përralla skena dëgjuar dhe me lezet shumë të madh po i dëgjojmë këto përralla në kuvend. Këto përralla po i dëgjojmë edhe nga sindikata mafioze e arsimit. Ajo nuk është sindikatë por një grup mafioz i cili del bën shantazhe e portikë me qytetarët e Kosovës”.

“Nuk jemi duke ndërtuar themel të vizionit të ardhmërisë të fëmijëve. por po flasim për vota. Çka ka me bo ministri i shkretë a me dal me u rreh me boksa me sindikalistët”.

“E ka ditë sindikata që do arrihet marrëveshja dhe në fund arritën një marrëveshje politike. Kjo është sindikatë e turpit pasi që kurrë nuk është merr me çështje që është dashtë me u marrë një sindikatë”.

Pas përfundimit të fjalës së Zekës kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pati një porosi për deputetët.

“Foltorja e është për Kuvend dhe përgjegjësinë e mban deputeti, veç ta keni parasysh çka flisni”.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se është e pa pranueshme kërkesa për ndaljen e pagave të sindikalistëve.

“Ne kemi ligj për greva dhe organizimin e sindikalistëve me dëgjuar sot këtu ku kërkohen me iu ndal pagat edhe atyre që bëjmë organizimin sindikal është me të ardhur keq”.

“Burimi i këtij problemi është këtë memorandumi ku ju i keni jep garanci se do ia rritni koeficientin rreth 30 për qind, ju nuk është dashtë me e bë këtë”.

“Ju nuk keni bërë zgjidhje asgjë ju po e vazhdoni edhe më tutje politizimin e shkollave. Mos prekni në elemente sindikale pasi vetë ia keni rregulluar me ligj”.

Të ngjashme