Zeka thotë se hyn në politikë t’i mbrojë gazetarët

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 15:13 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gazetari Milaim Zeka ka aderuar zyrtarisht në partinë e udhëhequr nga Fatmir Limaj, Nisma për Kosovën.

Ai ka thënë se ka hyrë në politikë për t’iu ndihmuar gazetarëve.

“Gazetarët punojnë pa kontrata, janë ata që punojnë e i qesin prej punës kur iu teket e qysh iu teket”.

Ai nuk e sheh si ndryshim të madh atë që do të bë tani e tutje, sepse sipas tij “çdo gazetar merret edhe me politikë”.

“Gjithashtu do të punoj për nënat tona, do të mbroj të drejtat e fëmijëve e të pleqve”, është zotuar gazetari i njohur.

Milaim Zeka aderon në Nisma, kandidon për deputet

Prezantimin e Milaim Zekës e bëri kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj. Ai foli fjalë “të mëdha” për tashmë ish-gazetarin Zeka.

“Nisma ka marrë sot një lajm prej më të mirëve për një kohë të gjatë, nga sot unë e bëjë publike dhe njoftoj se ish-veprimtari në shërbim të këtij vendi gjithë jetën e tij si nxënës, si intelektual, gazetarë, publicisti, bashkëluftarë gjatë gjithë kohës së vetë në shërbim të çështjes kombëtare, një njeri që e thotë atë që e mendon, na e ka thënë edhe neve gjithë atë çfarë ka besuar se ne duhet të besojm dhe se duhet ë jemi aty ku duhet të jemi, që na ka respektuar dhe nderuar ku është dashur, para jush prezantoj Milaim Zekën si kandidatin e ardhshëm për deputet në kuadër të listës për Nismën për Kosovën”, ka thënë Limaj.

Milaim Zeka ka thënë se në politikë ka qenë që nga viti 1979. Ai ka thënë se çdo gazetar merret me politikë.

“Kur kam biseduar me bacin Jakup, i cili i ka vuajtur plot vite burg, por ka dhënë dorëheqje nga lista e Nismës për t’ia lëshuar vendin nxënësit të tij. Kur kam ardhë me bisedua me Limajn dhe Krasniqin e di që shumë kolegë kanë shkuar nëpër parti me pazare por unë kam lyp diçka të thjeshtë kam thënë a më lejoni që Milaimin mos me shit dhe mos me deformua për asnjë post”, ka thënë ai.

Zeka tha se do të ishte privilegj për të që ta kritikojë në parlament kryeministrin Haradinaj si dhe zëvendëskryeministrin e ardhshëm Fatmir Limajn.

 

 

Të ngjashme