Zeka thotë se LDK-ja ende nuk është bindur për demarkacionin

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 10:39 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nisma-s, Milaim Zeka, tha se deputetët që ishin jashtë Kosovës dje kanë qenë të gatshëm për seancë dhe sipas tij fajin nuk e kanë deputetët por kryesia dhe se ende nuk i kanë votat e LDK-së, raporton Ekonomia Online.

“Zhurmën që kanë ba Kryesia e Kuvendit duke na lënë fajin neve, ky nuk ka qenë faji jonë dhe ne kemi qenë në Prishtinë në ora 16. Kemi munudur me vazhdu në ora 18 ose 19. Nuk kanë qenë votat e LDK-së pasi që së bashku me AAK-më është tu bo shantazh, ne nuk kemi çka të diskutojmë për demarkacionin. Problemi për neve  është bordi i akreditimit. Vazhdimi i mandatit të drejtorit të post telekomit, ku është duke e shkatërruar postën”, tha Zeka.

Sipas tij Nisma është kompakte për votimin e demarkacionit dhe qëndrimi në Mal të Zi ishte për të diskutuar në lidhje me ligjin për RTK-në, për Prishtinën.

Të ngjashme