Zeka tregon se kur do të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 12:19 | Nga

Deputeti i ri i NISMA-së, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të jetë cak i sigurt i Gjykatës Speciale, duke paralajmëruar se akuzat e para do të ngritën në fund të korrikut.

“Në goditjen e parë, PDK do të peshojë e para, mirëpo edhe partitë e tjera do të jenë në shënjestër. Presidenti Thaçi është cak i sigurt, po krejt kjo varet nga renditja e zinxhirit komandues”, shkruan Zeka.

Ja postimi i tij:

Aktakuzat e para te Speciales, ne funde te korrikut

Gjykata nuk eshte as raciste, as kunder UÇK-se

Gjykata Speciale, sipas te gjitha gjasave, do te ngrite te pakten kater aktakuzat e para, ne funde te korrikut, dhe ne fillim te gushtit te ketij viti.Ne goditjen e pare, PDK do te pesoje e para, mirepo edhe partite e tjera do te jene ne shenjester. Presidenti Thaçi eshte cak i sigurte, po krejte kjo varet nga renditeja e zinxhirit komandues.

Kreret e larte te ShIK ut do te perfundojne ne Hage, per t’u leshuar radhen akuzave te tjera, qe do te kapin krere te larte jo vetem te PDK- se, po edhe te AAK-se, NISMes, VV e LDK-se.

Tani qe po tregohet etja e madhe per pushtet, edhe kreret e VV-se jane pajtuar me veprimet e kesaje Gjykate, e bashke me te, edhe me demarkacionin, dialogun me Beogradin, si dhe Bashkesine e Komunave Serbe.

Fakti qe kjo parti “revolucionare”, “patriotike”, e per “bashkim kombetar” i beri thirreje LDK se per koalicion, flet per gjitheçka.Arrsyetimi per Gjykaten eshte i thjeshte: “Ata e kane bere, ne s’ mundemi ta refuzojme”!

Mjafton qe zedhenesi i VV se, Tome Gashi, te dali neper media e ta quaje “raciste” e “anti UÇK” kete Gjykate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme