Zeka: Ushtruesi i ri detyrës në KRU “Prishtina” ka kallëzim penal në Prokurori, ministrja e di këtë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Bordi i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka emëruar si ushtrues të ri të detyrës së drejtorit financiar të kompanisë, Remzi Llumnica, shkruan Gazeta Metro.


E ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar se Llumnica ka kallëzim penal në Prokurori dhe se ministrja Rozeta Hajdari ka qenë e informuar për këtë.

“Ushtruesi i Detyrës, Remzi Llumnica ka kallëzim penal të datës 5 shkurt të vitit 2016 në Prokurorinë e Prishtinë nga vet Kompania e Ujësjellësit dhe ministrja Rozeta Hajdari e ka ditur për këtë informacion, por këtë e kanë vendos për shkak të preferencave politike”, tha Zeka, transmeton Gazeta Metro.

Milaim Zeka në Debat të RTK ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dërguar nëpër Borde të Ndërmarrjeve të Publike militantë të Vetëvendosjes

Të ngjashme