Zeka: Vala i kishte dhënë kredi IPKO-s për zhvillim të saj

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 14:26 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka bërë akuza në drejtim të dy partive, PDK-së dhe LDK-së. Ai ka thënë se këto dy parti janë fajtoret kryesoret për krimin e organizuar në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai përmendi disa emra për shkatërrim të PTK-së, teksa ka veçuar ish-shefin e Telekomit, Agron Mustafa, për të cilin tha se kreu varrimin e Telekomit. Teksa e ka quajtur kriminel Mustafën, Zeka ka shtuar se bordet në Telekom i kanë ndarë dy partitë, ndërsa të gjithë drejtorët ishin nga PDK-ja.

Ai ka thënë se në nëntor të vitit 2005, Vala i kishte dhënë kredi rivalit Ipkos për t’u zhvilluar. Sipas tij, përgjegjës për këtë ishte ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismajli.

“A e dini more ju që PTK në nëntor 2005, i ka dhënë kredi IPKO-s, me u zhvillu konkurrenti i vet. A e dini cili hajn ka qenë atje, Akani jarani me i ngushtë i Veselit e Thaçit, ai picimuli që u bë ambasador tani në Amerikë. Këta gjyksamanat e LDK-së kanë shku dhe kanë dal në foto, me këtë kryekriminelin, e  kanë përgëzu Agron Mustafën. Në hajni e tendera dhe në kurvni, krejt janë bashkë, s’ka dallim. Kisha fol 10 orë çka di unë krime për Posten””, tha ai.

Momentalisht, në sallë të seancës janë 13 deputetë ndërsa nga kabineti qeveritar vetëm ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Të ngjashme