Zeka: VV-ja duhet të lirohet nga mendimet e veprimet si talibanë, që pse nuk duhet të udhëheq kjo parti

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi deklaroi se Behgjet Pacolli duhet të vendoset në karantinë sapo të vjen në Kosovë, duke thënë se veprime të tilla janë talibane, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka thënë se kjo qeveri nuk është normale dhe nuk duhet të udhëheqë.

“Kam thene, po e them, edhe prap do ta them se kreret e VV-se duhet te lirohen nga mendimet dhe veprimet talibane. Talibanet dhe Isisi, edhe kur i ekzekutojne grate dhe femijet, per te miren e tyre e bejne”, thone ata. Qeveria Kurti “per te miren e Pacollit e bene kete veprim”!

Po te ishte normale kjo qeveri, 80 perqind te qytetareve nuk do t’i dergonte fare ne karantine, po do t’ i pyeste se a kane mundesi per vetizolim? Kushtet ne te cilat izolohen keta njereze, jane mizerie…”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zekës:

Qe pse nuk duhet me udheheqe VV-ja

Rethe izolimit te Pacollit

Ministri i Shendetesise, pa fije turpi, injorant extrem i njohjes se shtetit, deklaron se “futja ne karantine vlene edhe per deputetin Behgjet Pacolli”! Kjo jo vetem qe eshte turp, po edhe veper penale, nese deputeti pengohet ne kryerjen e detyrave te tij.

A mendon Ministri Vitia se çka mendojne ambasadate e huaja ne Kosove, kur nje njeri me kete post e ketcenon nje deputet?

Kam thene, po e them, edhe prap do ta them se kreret e VV-se duhet te lirohen nga mendimet dhe veprimet talibane. Talibanet dhe Isisi, edhe kur i ekzekutojne grate dhe femijet, per te miren e tyre e bejne”, thone ata. Qeveria Kurti “per te miren e Pacollit e bene kete veprim”!

Po te ishte normale kjo qeveri, 80 perqind te qytetareve nuk do t’i dergonte fare ne karantine, po do t’ i pyeste se a kane mundesi per vetizolim? Kushtet ne te cilat izolohen keta njereze, jane mizerie…

Tash mujshin edhe Bexhen me “rehatu”, ama me mujte edhe deputetete e tjere me ja qu ne konvikte, mire ish ba. Deputetete e Kuvendit te Kosoves nuk kane qene te zot me e rikthy imunitetin e vet, se le ma per gjera te tjera…

Të ngjashme