Zekën e godet fort koalicioni Nisma-AKR: Hapu tokë se po futem

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar pas arritjes së koalicionit parazgjedhor mes Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së.

Zeka, përmes një postimi në facebook, ka thënë se pas arritjes së këtij koalicioni do të kishte dëshirë të dëgjonte një koment të “babës së Nismës, Jakup Krasniqit”.

Postimi i plotë i Zekës:

“Pas koalicioni te Nismes me Akr-ne, sinqerisht kisha pas deshire me degju nje koment te babes te Nismes, Jakup Krasniqit.
As per listen serbe nuk kam degju fjale me te renda se sa kunder Pacollit! E tash?!
Hapu toke se po futem…”, ka shkruar Zeka. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme