Zemaj: Brenda një jave 35 jetë të humbura, pushteti thërret qytetarët që masivisht të dalin në rrugë për të dëgjuar fjalimin bosh të liderit

Prishtinë | 19 Shk 2022 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga mungesa e menaxhimit të pandemisë, brenda një jave në Kosovë ka pasur 35 jetë të humbura të njerëzve, si dhe rekord numrash me të infektuar.

“Derisa IKSHKP-ja vazhdon e bën thirrje për kujdes, pushteti për të kënaqur egon e vet e bën krejt të kundërtën, ngase u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë sa më masive të dalin në rrugë për të dëgjuar fjalimin e liderit, i cili është i pari i fjalëve boshe me zero rezultate”, ka shkruar deputeti i LDK-së, në faqen e Facebookut.

POSTIMI I PLOTË I ZEMAJT:

Nga mungesa e menaxhimit të pandemisë, brenda një jave kemi 35 jetë të humbura të njerëzve tanë si dhe rekord numrash me të infektuar.

Derisa IKSHKP-ja vazhdon e bën thirrje për kujdes, pushteti për të kënaqur egon e vet e bën krejt të kundërtën, ngase u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë sa më masive të dalin në rrugë për të dëgjuar fjalimin e liderit, i cili është i pari i fjalëve boshe me zero rezultate.

Për më keq ky spektakël ndodh kur ende në fuqi janë masat dhe ora policore të vendosura pikërisht nga ky pushtet i paaftë.

Ky pushtet tashmë e ka edhe një rekord; aftësinë për të mashtruar e fajësuar dhe paaftësinë për të punuar.

Të ngjashme