Zemaj: Duhet të rritet llogaridhënia ndaj qytetarit

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhë e LDK-së, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook tha se pas raportimit të Ministrit Reka, të gjithë anëtarët pjesëmarrës erdhën në përfundimin, se parësore është llogaridhënia para qytetarit.

Ky është postimi i plotë i Zemajt:

Sot Ministri i Integrimit Evropian,zt. Blerim Reka, ka raportuar për herë të parë para anëtarëve në Komisionin për Integrime Evropiane. Anëtarët e komisionit u njoftuan për gjendjen, objektivat dhe sfidat nëpër të cilat po kalon procesi integrues i Kosovës. Njëherit u parashtruan shumë pyetje dhe opinione nga anëtarët e komisionit.

Si konkluzione të cilat do të përcillen nga komisioni doli se duhet të rritet llogaridhënia nga Qeveria në të gjithë sektoret për zbatimin e PKZMSA-së
Përgatitja më e mirë për IPA 3,
Angazhimi për largimin e fusnotes nga referimi për Kosovën,
Angazhimi që së paku deri në fund të vitit 2020 të realizohet liberlaizimi i vizave për Kosoven,
Angazhimi në lobim tek pesë shtetet evropiane të cilat nuk e kanë njohur Kosoven,
Bashkpunimi me institucionet e drejtësisë që të ketë intesifikim të rezultateve për rastet e shenjëzuara të profilit kundërkorrupsion dhe krimit të organizuar, si dhe bashkpunimi me zyren e BE-së për planifikim më të mirë të prioriteteve mbi dokumentet si ERA, PKZMSA etj.

Të ngjashme