Zemaj e pyet Kurtin: Kur do të bashkohet Mitrovica?

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se është program i shkurtë, i paqartë dhe lë shumë dilemma në fusha të ndryshme.

Zemaj më tej tha se në program nuk tregon sa persona do të vaksinohen, sa doza janë siguurar, dhe kur dhe si do të vaksinohet në tërësi.

Zemaj më pas ia kujtoi Kurtit premtimet që kishte dhënë për bashkimin e Mitrovicës.

“Kur do të lirohet Ura mbi Ibër, kur do të bashkohet Mitrovica. Parulla që do të bashkohet dhe zhvillohet duhet t’i adresoni para qytetarëve të Kosovës”, tha Zemaj, para deputetëve, shkruan Reporteri.net.

Ai e pyeti edhe Kurtin pse e ka larguar Çakorrin nga fjalori politik.

Të ngjashme