Zemaj kërkon që Vitia të raportojë para deputetëve: Situata jashtë kontrollit, masat janë marrë ad-hoc

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 10:28 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj, tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të raportojë para deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Zemaj ka thënë se ky sesion vjeshtor po fillon me një situatë jo të mirë pandemike në Kosovë dhe ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre nga Covid-19.

“Si ish-ministër kemi ngritur shqetësimet tona dhe i kemi tërhequr vëmendjen ministrit të Shëndetësisë se nuk janë të gatshëm të udhëheqin. Kemi parë rritje të madhe të infeksioneve, vdekjeve, humbje të një numri të vaksinave që tregojnë se Qeveria nuk e ka pasur prioritet pandeminë siç ka thënë me marrjen e mandatit”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se masat janë marrë në mënyrë ad-hoc dhe nën panik.

“Këto gabime na kanë kushtuar shumë neve dhe qytetarëve të Kosovës. Vetëm në muajin gusht kanë humbur jetën 234 qytetarë mes tyre edhe gra shtatzëna”, ka shtuar ai.

“Ministri e ka për obligim moral të vij të tregoj se pse ka ardhur deri këtu gjendja. Shpreh kritikë për deputetët e pozitës që në këtë situatë nuk po u dëgjohet zëri”.

“Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti e ministri Vitia kanë dështuar totalisht në kontroll të pandemisë”, ka thënë ai.

Të ngjashme