Zemaj: Kurti na mbajti tre muaj në izolim, ne ulëm papunësinë e mjekëve

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Zemaj ka folur rreth menaxhimit të Covid-19 në vend duke u përgjigjur edhe kritikave. Ai thotë se vendi ynë është ndër vendet e rralla ku pandemia është politizuar skajshmërisht.

Ai tha se Covid-19 ka sfiduar shtetet më të fuqishme të globit.

“Kemi shfrytëzuar të gjitha kapacitetet dhe kemi ndërtuar të tjera për menaxhimin e Covid-19”, tha Zemaj.

Ai thotë se përveç akuzave opozita nuk ka ofruar asnjëherë ide për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“E morëm situatën në qershor me një hapje të menjëhershëm pa asnjë kapacitet të ngritur qoftë human”, tha Zemaj duke kritikuar qeverinë paraprake të udhëhequr nga Albin Kurti i cilia tha se e mbajti vendin në izolim për tre muaj.

Zemaj tha se në këtë periudhë gjashtë mujore kanë ulur numrin e mjekëve të papunë derisa kanë rritur edhe kapacitetet infrastrukturore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme