Zemaj: Kushtetuta nuk është shkaktare e bllokadave politike

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 13:01 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e LAA, Armend Zemaj ka thënë se Kushtetuta nuk është shkaktari kryesor i krijimit të bllokadave politike.

Ai në tryezën e diskutimit të organizuar nga LAA, ka thënë se shkaktar kryesor i ngecjes së mos formimit të institucioneve të Kosovës janë papërgjegjësitë politike, të cilat për bazë kanë interpretimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, përkundër faktit që Kushtetuta e rregullon mënyrën e konstituimit të Kuvendit, kjo është hera e dytë që vendi ynë po ballafaqohet me bllokada dhe kriza politike.

“Ndonëse Kushtetuta e rregullon shprehimisht mënyrën e konstituimit të Kuvendit, duke përfshirë zgjedhjen dhe shkarkimin e Kryetarit dhe Nënkryetarit, është hera e dytë që ne si Republike e Kosovës po ballafaqohemi me situata bllokadash dhe krizash të shkaktuara nga pozicionime politike dhe lojëra me procedura kushtetuese e ligjore. Kjo ndodhi në vitin 2014 dhe kjo po ndodhë edhe tani, për fat të keq. Ndonëse Kushtetuta mund të ketë nevoje të qartësohet, mendoj se teksti kushtetues nuk është shkaktari kryesor i bllokadave dhe tensioneve politike që po na përcjellin pas zgjedhjeve, si ky tani. Shkaktari kryesor janë papërgjegjësitë politike që për bazë kanë interpretimet e Gjykatës kushtetuese”.

Të ngjashme