Zemaj: Masat anti-Covid duhet t’u besohen profesionistëve, Vitia – ministër i vendimeve politike

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka hedhur akuza ndaj ministrit aktual, Arben Vitisë.

Zemaj, në “Blic Interview me Astrit Gashin” komentoi masat e fundit, duke thënë se ato, respektivisht ligji anti-Covid apo mënyra sesi duhet të punohet, duhet t’u besohet profesionistëve.

Tutje, ai nuk ngurroi ta etiketojë Vitinë si ministër i vendimeve politike.

“Masat duhet t’u besohen profesionistëve e jo atyre që ndikohen politikisht. E saktë është, Vitia është mjek, profesionist por më shumë është politik. Pra, ministër i vendimeve politike”, tha ndër të tjera Zemaj.

Të ngjashme