Zemaj: PAN-i përfshinë PSD-në e Kaqusha Jasharit, Thaçi ta ushtrojë funksionin në KQZ

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 12:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që të ushtrojë mandatin e tij karshi institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Sipas Zemaj, Kushtetuesja e ka dhënë përgjigjen e saj, andaj ajo duhet të respektohet.

“Presidenti i vendit me tendencë duke shfrytëzuar situatën aktuale politike në vullnetin politik të zgjedhësve të saj është tregues i qartë se bllokimi i KQZ është me tendencë dhe i qëllimshëm. Përgjigjen e ka dhënë edhe Gjykata Kushtetuese, ne jemi të obliguar ta respektojmë dhe ky debat e seancë duhet përçoj një mesazh, respektimin e votimit të zgjedhësve”, tha Zemaj.

Ai shtoi se koalicioni PAN ngërthen në vete edhe PSD-në e Kaqusha Jasharit.

“Lista PAN e përbërë nga disa subjekte politike ngërthen në vete edhe PSD-në e Kaqusha Jasharit. Ne i bëjmë thirrje presidentit me ve në funksion mandatin e tij dhe të mos krijohen lojëra e situata kur këto mund të shfrytëzohen në të ardhmen përmes grupeve dhe individëve të tjerë”, shtoi ai, raporton Ekonomia Online.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, March 13, 2019

Të ngjashme