Zemaj për deklaratën e Bërnabiq rreth ndërtimit të spitalit në Mitrovicë: Duhet të përgjigjet Hoti

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në vizitën që i bëri Spitalit të Ferizajt komentoi deklaratën e Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, për ndërtimin e një qendre testuese për COVID-19 në Mitrovicën e Veriut.

Ai tha se kjo është një çështje e qeverisë së cilës edhe ai i takon, derisa shtoi se për këtë duhet të përgjigjet kryeministri, e nëse vet do të ishte në këtë pozitë do të fliste ndryshe.

Me këtë rast spitalit të Ferizajt iu dorëzua edhe një autoambulancë e dhuruar nga Bashkimi Evropian derisa dje i janë dhënë dy respiratorë.

Të ngjashme