Zemaj: Për pak ditë dolën mashtrimet e Kurtit

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka hedhur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisjes së Albin Kurti, shkruan Gazeta Blic.

Në Blic Interview, Zemaj theksoi se për pak ditë, dolën në pah, siç tha ai: mashtrimet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-ministri Zemaj, foli edhe për zërat që Lidhja Demokratike e Kosovës, u frikësua nga shkuarja në zgjedhje, dhe se për këtë arsye vendosi ta votojë Vjosa Osmanin – presidente.

Zemaj tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe konstruktivitetin e LDK-së, nuk mund ta keqpërdorë askush.

Të ngjashme