Zemaj për video-mesazhin e Kurtit: Nuk janë risi te VV-ja, për koalicion vendos kryesia e partisë

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 14:53 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ka thënë se i takon kryetarit të partisë dhe Vjosa Osmanit që të vendosin për koalicionin me VV-në, raporton Ekonomia Online.

“Ju takon kryetarit të partisë dhe bartëses së  listës zonja Osmani për ecurinë qoftë krijimit të koalicionit apo hapave të mëtutjeshëm”, tha ai.

Zemaj i pyetur nëse kanë pa videon e Albin Kurtit ku cakton edhe emrat e ministrave tha se nuk e kanë parë një video të tillë, për të cilat tha se nuk janë risi te Vetëvendosja

“Nuk kam pa video, nuk e kemi pa. Këto video mesazhet nuk janë risi nga VV- ja. Sapo dolëm nga takimi. Tash është kryesia deputetet shprehin qëndrimet e tyre”, tha ai.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, LDK-ja ka mbledhur edhe kryesinë e partisë.

Të ngjashme