Zemaj replikon me Vitinë për vaksinat, ministri: Po keqinformon, nuk ka qenë kontratë por parakontratë

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 16:44 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe deputet i LDK-së, Armend Zemaj e ka pyet ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, se cila është dinamika e shtuar në procesin e sigurimit të vaksinave anti-Covid në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Unë mendoj edhe dje edhe sot, ministra Vitia e ka përmend një fakt. Është shtuar dinamika që nuk ka qenë e duhur. Unë e pyes z.Vitia se cila ka qenë dinamika e duhur dhe cila nuk ka qenë dinamika e duhur lidhur me këto tri procese të sigurimit të vaksinës Covid, ajo me Komisionin Evropian, ajo me Covax dhe pjesa tjetër poashtu me datën 30 mars kam marr konfirmimin tjetër nga Covax që është përcjell nga ju për të ju informuar për ardhjen e kontingjentit të dytë të vaksinave. Edhe kontrata me Pfizer është përcjell tek ju me 31 mars. Cila është dinamika e duhur që e keni shtuar z.Zemaj nga ajo ditë e deri më sot”, ka thënë Zemaj.

Kësaj pyetje të Zemajt i është përgjigjur Vitia. Ai deklaroi se duhet pritur edhe pak kohë për të parë se çfarë dinamike është shtuar në këtë proces.

“Unë nga ish ministri paraprak kam pranuar gjëra dhe e kam falënderuar. Covax ka qenë si duhet dhe ka sjellë 24 mijë doza e para dhe 70 mijë te tjera priten të vijnë. E para është një keqinformim. Nuk është kontrata finale. E dini edhe ju. Është një parakontratë. Për pjesë të tjera të shtimit të kësaj dinamike, siç thashë edhe dje të presim edhe pak kohë që të shohim se çfarë dinamike është shtuar dhe se çfarë do të vjen në fund”, ka thënë Vitia.

Po ashtu ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi duke iu drejtuar  “zotëri Vitia O zotëri a keni nënshkrua parakontratën kallxo”.

Tutje edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka replikuar duke i thënë Vitisë të mos mbajë ligjerata.

“Unë thashë qeveria ka buxhet për vaksinën. Siguroje vaksinën, bleje por mos e leni qytetarin në lëmoshë. Këto vdekje për juve janë normale. Mos na mbaj ligjërata. Kemi nevojë me qenë korrektë në veprime”.

Të ngjashme