Zemaj sqaron pse u tërhoq nga votimi Rezoluta për shkëmbimin e territorit

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 13:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se në mbledhjen e sotme të Kryesisë me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare u vendos që rezoluta për të penguar presidentin për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Zemaj ka thënë se rezoluta sot është larguar vetëm nga rendi i ditës, por së shpejti do të arrihet që vjen në votim me përmirësime duke mos u larguar nga arsyeja për të cilën ka filluar, raporton Ekonomia Online.

“Pika e parë votim i rezolutës ishte dakordim i përbashkët edhe me Kryesinë që të i japim hapësirë kohore po shumë të shpejtë një lloj konsensusi që do të përafronte këto qëndrime por pa u larguar nga substanca e kërkesës”, tha Zemaj.

“Rezoluta nuk është tërhequr, rezoluta është larguar vetëm nga rendi i ditës dhe shumë shpejtë me një konkludim të përbashkët të sponzorizuesëve dhe deputetëve nënshkrues por edhe një dakordimi ditor kur të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës të jenë të pranishëm gjatë kësaj fazë javore, rezoluta do të vij në votim por prapë po insistojmë ta kemi një mirëkuptim një konsensus i cili është i domosdoshëm”.

“…por duke ruajtur edhe arsyeshmërinë, mbi të gjitha tash pas zhvillimeve të fundit kjo e fakton edhe më shumë që ne kemi të drejtë dhe që kjo rezolutë të miratohet dhe të jetë mesazh i qartë shprehje vullneti të deputeteve dhe qytetarëve të Kuvendit që janë kundër ndarjes, korrigjimit të kufijve dhe eventualisht ndonjë pasoje tjetër që e pëson me ndryshime kushtetuese”, tha Zemaj.

“Gjitha subjektet politike paralemtare ishin prezentë në mbledhjen e kryesisë dhe kjo ishte një përafrim qëndrimi që të i jepte hapësirë konsensusit jo largim nga qëndrimi dhe rezoluta”, tha ai.

Zemaj tha se kjo pikë është në interes të të gjithëve, raporton EO.

“Ne besojmë që insitojmë që mënyra sipas procedurave që ka rregulloja e Kuvendit por nëse është e nevojshme që përmes nënshkrimeve të deputeteve të vihet pikë për interes të përgjithshëm të Kosovës”.

Të ngjashme