Zemaj: Të kërkosh heqjen e pagesës për “Rrugën e Kombit”, të vendosësh vet tarifë është hipokrizi

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë për vendosjen e tarifës shtesë për regjistrimin e veturave.

Ai tha se është hipokrizi të kërkosh nga Shqipëria që ta heqin pagesën për “Rrugën e Kombit, ndërsa të vendosësh vet tarifë për vetura në vendin tënd.

Statusi i plotë:

T’i kërkosh Shqipërisë (me të drejtë) që të heq pagesën për “Rrugën e Kombit”, e ta vendosësh tarifën prej 5 euro për një stiker, është jo vetëm padrejtësi, por edhe hipokrizi.

Definitivisht, i padrejti i drejt nuk mund të bëhet.

Në emër të “luftës kundër varfërisë” të varfëron, në emër të “uljes së papunësisë” e rritë papunësinë, në emër të “luftës kundër hajnisë”, të vjedh.

Marre, turp!

Të ngjashme