Zemaj-Vitisë: Mungesa e menaxhimit tënd ka bërë që Kosova t’i thyej të gjitha rekordet e zeza

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Armend Zemaj i ka reaguar kandidatit për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, i cili tha se me menaxhimin e tij Kosova ndodhet në situatë më të mirë sa i përket Covidit.

Vitia i bëri këto komente ne një debat me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Për këto deklarime, i ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se në kohën e Vitisë janë thyer rekorde të zeza sa i përket vdekshmërisë nga Covid.

“Arben Vitia, mungesa e menaxhimit tënd, ka bërë që Kosova ti thyej të gjitha rekordet e zeza-për nga vdekshmëria dhe numri i të të infektuar me Covid-19. Vizatoja, Përparim”, tha ai.

Të ngjashme