Zëvendësi i Gjuriqit: Dialogu në interes të të gjithëve, veçanërisht serbëve në Kosovë

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është me rëndësi thelbësore për të gjithë, veçanërisht për serbët në Kosovë.

Kështu ka deklaruar ndihmësdrejtori i Drejtorit të të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, duke shtuar se përmes dialogut duhet të kërkohet një zgjidhje kompromisi dhe nuk ka një të tillë pa pëlqimin e Serbisë.

“Vazhdimi i dialogut pas 20 muajsh është shumë i rëndësishëm dhe është në interes të të gjithëve, veçanërisht serbëve në Kosovë, sepse sa herë që kemi pasur dialog kemi pasur një rënie të tensioneve në Kosovë, pasi dialogu sjell me vete një komponent paqësor”, tha zëvendësi i Marko Gjuriqit për TV Pink.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme