“Zëvendësimi i taksës me reciprocitet, lojë e qeverisë ‘Kurti'”

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj e ka kritikuar Qeverinë “Kurti” lidhur me vendimin e tyre për heqjen e taksës.

Sipas Reshitaj kjo qeveri po e përdor reciprocitetin si masë karshi Serbisë, për t’i zbutur paralajmërimet për heqjen e taksës.

“Fillimisht nuk ka logjikë që taksa të zëvendësohet me reciprocitet, sepse taksa është diçka tjetër e reciprociteti diçka tjetër. Kjo ka qenë një lojë politike e LDK-së dhe e LVV-së, që është përdorur gjatë fushatës zgjedhore, e cila ka edhe logjikë për gjykimin tim. Mirëpo tani është mirë të ekzistojë një transparencë, një qartësi më e mirë e Qeverisë ndaj qytetarëve, sepse reciprociteti është një proces që mund të fillojë nëse dy shtete e njohin njëra-tjetrën, nëse dy shtete kanë filluar bashkëpunimin diplomatik, marrëdhëniet diplomatike, kurse taksa ka qenë si një kundërpërgjigje ndaj agresionit serb në aspektin ekonomik, politik, diplomatik, që në atë periudhë ka qenë shumë i madh dhe vazhdon të jetë. Prandaj ne mendojmë që taksa duhet të suspendohet vetëm kur ne të kemi një kontratë të njohjes ose atëherë kur të na premtohet që në një periudhë të caktuar do ta kemi atë. Vetëm atëherë mund të fillojmë me procesin e reciprocitetit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme