Zëvendëskryeministri Bislimi nesër pret në takim ministrin e Jashtëm të Çekisë

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri Besnik Bislimi e pret nesër në takim kryediplomatin çek Jan Lipavsky, njofton zyra e kryeministrit.

Ky takim vjen në kohën kur Çekia ka intensifikuar përpjekjet që çështjen e liberalizimit të vizave ta vendosë në agjendën e këshillit të BE-së.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri i Jashtëm Lipavský, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Të ngjashme