Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Hungarisë Josef Bencze

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze dhe László Domján.

Gjatë takimit, ambasadori Bencze e prezantoi zëvendëskryeministrin Bislimi me z. Domján, ekspertin hungarez, i cili e ka filluar detyrën në Kosovë që nga fillimi i muajit maj.

Domjan do ta mbështesë Qeverinë e Kosovës nëpërmjet ofrimit të ekspertizës në fushën e Integrimit Evropian.

Ambasadori Bencze tha se shkëmbime të tilla dëshmojnë se shteti hungarez është i përkushtuar në zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Zëvendëskryeministri Bislimi duke e falënderuar ambasadorin, theksoi se e vlerëson shumë angazhimin e shtetit hungarez në Kosovë, në mbështetje të institucioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme