Bislimi priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott.

Ambasadori Abbott e njoftoi zëvendëskryeministrin për fushëveprimin e projekteve që po mbështeten nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, e që do të zgjerohet edhe në fusha të tjera në të ardhmen e afërt, pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, informatë të cilën zëvendëskryeministri e mirëpriti.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin britanik për vizitën e tij dhe të kryeministrit Albin Kurti e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla në Bruksel, dhe për takimet e frytshme që kanë pasur atje, me qëllim të informimit të palëve për punën e mëtutjeshme të Qeverisë. Në takim u diskutua edhe për çështjen e dialogut dhe të situatës me pandeminë Covid-19 në Kosovë.

Të ngjashme