Zëvendëskryeministri Abazi priti në takim ambasadorin Kosnett

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.


Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Abazi falënderoi ambasadorin Kosnett për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës si dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.


Ambasadori Kosnett shprehu urimet e tij për fillim të mbarë të Qeverisë Kurti, si dhe shprehu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme