Zëvendëskryeministri Hoti priti në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Hoti falënderoi znj. Apostolova për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për shtetin e Kosovës, si dhe u zotua për përkushtim të institucioneve të reja të Kosovës në proceset e integruese drejt BE-së.

Ndërkaq, ambasadorja Apostolova theksoi se BE mbetet e përkushtuar në fuqizimin e institucioneve të Kosovës, duke ofruar mbështetje sidomos në zbatimin e reformës së agjendës evropiane dhe marrëveshjes për stabilizim asociim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme