Zëvendëskryeministri merr pjesë në “Western Balkans Government at Glance Publication”

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, sot mori pjesë në diskutimin virtual në panelin e ngjarjes “Western Balkans Government at Glance Publication”, në të cilën u bënë prezantime mbi qeverisjen publike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Government at a Glance” është botimi i Drejtorisë së Qeverisjes Publike të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD.

Në këtë botim janë përfshirë një grup i gjerë i treguesve për qeverisjen publike, aktivitetet e qeverisë dhe rezultatet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke bërë krahasimin midis vendeve si në hartimin e reformave të qeverisjes publike ashtu edhe në zbatimin e tyre.

Në këtë panel, zëvendëskryeministri Tahiri diskutoi mbi gjendjen e qeverisjes publike në Kosovë, reformat në sektorin publik dhe avancimin e qeverisjes publike të përqendruar në zbatim, rezultate dhe prova.

Tahiri ka falënderuar OECD/SIGMA për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për agjendën e reformave në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme