Zëvendëskryeministri Selmanaj priti Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin midis Kosovës dhe Gjermanisë.


Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj e informoi Ambasadorin Heldt për disa nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe reformat në sistemin e drejtësisë.


Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj e falënderoi Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar kështu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar dhe më tutje bashkëpunimin mes dy vendeve.

Të ngjashme