Zëvendëskryeministrja paralajmëron marrëveshje të reja me Shqipërinë

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka mbledhur Këshillin Organizativ për përgatitjen e marrëveshjeve të cilat do të nënshkruhen në mbledhjen e radhës mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Balaj-Halimaj ka thënë se krashas marrëveshjeve të reja, fokusi do të jetë në funksion të evidentimit të të gjitha pengesave dhe shtyrjen përpara të marrëveshjeve të arritura më herët dhe të cilat nuk po gjejnë zbatim në praktikë.

“Për mbledhjen e radhës janë disa marrëveshje të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Ndryshe, Balaj Halimaj është koordinatore e qeverisë së Kosovës për përgatitjen e mbledhjes mes dy qeverive.

Postimi i plotë:

Takim jashtëzakonisht i frytshëm i Këshillit Organizativ për përgatitjen e marrëveshjeve të cilat do të nënshkruhen mes Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive, e cila do të mbahet në muajin shtator.

Krashas marrëveshjeve të reja, fokusi ynë do të jetë në funksion të evidentimit të të gjitha pengesave dhe shtyrjen përpara të marrëveshjeve të arritura më herët dhe të cilat nuk po gjejnë zbatim në praktikë.

Për mbledhjen e radhës janë disa marrëveshje të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme