Zëvendësministri Gecaj takoi zëvendësministren e MAPL-së, Fatbardha Emini

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Gecaj, mbajti një takim pune mezëvendësministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Fatbardha Emini.

Në këtë takim u bisedua lidhur me masat  e ndërmarra dhe zbatimin e tyre nëpër komunat e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid–19.

Të dy zëvendësministrat u shprehën se ekziston një bashkëpunim i mirë dhe u dakorduan që koordinimi ndërinstitucional të vazhdojë me këtë dinamikë, me qëllim që të jenë sa më afër kërkesave dhe nevojave të komunave të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme