Zëvendësministrja Gashi merr pjesë në platformën “Takimi”, që solli në Prishtinë mbi 30 ndërmarrës nga diaspora

Prishtinë | 26 Mar 2022 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Liza Gashi morri pjesë në mbrëmjen solemne të organizuar nga platforma “Takimi” që mblodhi në Prishtinë 30 ndërrmarës të suksesshëm ngaZvicra, Austria, Gjermania, Suedia dhe Anglia, për tu takuar me profesioniste në Kosovë.

Zëvendësministrja Gashi ka thënë se motoja e ‘Takimi’-it, “Guxo të ëndërrosh në Kosovë”, jep shpresë për një persektivë të re, dhe një shtet që duam.

Duke i inkurajuar për punën ndër vite, Gashi ka thënë se ndihet krenare me potencialin që diaspora shqiptare ofron kudo nëpër botë.

“Shqiptarët si komunitet jashtë vendit po fuqizohen çdo ditë më shumë, ata po lëvizin dhe etablohen si komunitet që është i gatshëm për të gjitha sfida, të punoj, dhe të ketë një rol të rëndësishëm si qytetar të mirë integruar në vendet ku jetojne dhe veprojnë” është shprehur Gashi.

“Ju keni dëshmuar angazhimin e juaj, ngase ndër vite Kosovën e keni parë si treg potencial për investim e zhvillim’ ka thënë ndër të tjerash Gashi në fjalën para ndërrmarrësve dhe të rinjve nga diaspora.

Gashi ka thënë se beson që çdo qytetar i Kosovës është një ambasador, dhe se kjo gjë është

dëshmuar ndër vite, me artistë e sportistë por edhe me ndërrmarrës që kanë vendosur Kosovën në hartën e botës.

Gashika thënë gjithashtu se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dyert e hapura për të ofruar përkrahje dhe për të gjetur bashkë format më të mira të bashkëpunimit.

“Takimi”, është një projekt i krijuar nga mediumi Albinfo.ch që ka mbledhur diasporën shqiptare në një organizim dy ditor në Prishtinë.

Të ngjashme