Zgjedhja e presidentit nga populli krijon stabilitet, nevojiten ndryshime kushtetuese e vullnet politik

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 08:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zgjedhja e presidentit nga populli do të ishte ideale më e mirë për demokracinë kosovare. Por për këtë duhen ndryshime kushtetuese dhe vullnet politik, vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend.

Profesori universitar Milazim Krasniqi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, duhet të ndryshojë rrënjësisht për të sjellë stabilitet në vend.

“Unë besoj që Kushtetuta e Kosovës, duhet të ndryshohet rrënjësisht sepse është e ndërtuar në atë mënyrë për një vend qe sapo të dalë nga kriza për një vend të po paformuar dhe shumë problemeve ato janë dizajnuar ashtu që nuk garantojnë stabilitet”.

“Njëra nga mënyrat për të dalë nga kjo është zgjedhja e presidentit nga populli në mënyrë direkte pastaj edhe ndryshimi i ligjit zgjedhor në tërësi, ndoshta me krijimin e zonave zgjedhore që do të prodhonin një Kuvend më të fuqishëm, pra ideja jem është që duhet një reformë rrënjësore, edhe në rastin e zgjedhjes së presidentit po edhe në mënyrën se si zgjidhen deputetët”.

Madje Krasniqi, thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte që presidentit të zgjidhet me votë direkte.

Ai e sheh të nevojshme edhe një reformë zgjedhore që do ta ndryshonte mënyrën se si zgjidhen deputetët.

“Në Kushtetutë presidenti ka kompetenca shumë dhe ka që në disa vende nuk i kanë as presidentët e zgjedhur direkt nga populli. Por zgjedhja nga Parlamenti e bënë më pak të fuqishëm dhe me më pak mundësi që ta zbatojë një program të vetin për shkak të brishtësisë së koalicioneve dhe mundësisë potenciale që gjithmonë ka që të mblidhen 2/3 e deputetëve dhe ta rrëzojnë deputetin”.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte një zgjedhje me votë direkte, por edhe një reformë zgjedhore që do ta ndryshonte mënyrën se si zgjidhen deputetët, sepse atje ka edhe vota të rezervuara dhe kjo e mundëson që të ketë edhe stabilitet në Parlament”.

Ndërsa, Ehat Miftaraj drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) po e sheh të pamundur që në këtë fazë presidenti të zgjidhet na populli, ngase kërkohet amendamentimi i Kushtetutës.

Ai thotë se zgjedhja e presidentit me votë direkte kërkon vullnet politik nga së paku 2/3 e deputetëve, raporton EO.

Me vetë faktin që presidenti aktual ka mandat edhe disa muaj dhe pa spekuluar nëse konfirmohet apo jo aktakuza ndaj të njëjtit pothuajse është një afat shumë i shkurtër kohor që presidenti i republikës së Kosovës të zgjidhet nga populli pasi që për këtë nevojitet ndryshim kushtetues domethënë amandamet kushtetues kur e dimë se amandamentimi i kushtetutës merr kohë, atëherë në këtë fazë nuk besoj që mund të kemi një president nga populli. Në anën tjetër amandamentimi i kushtetutës dhe zgjedhja e presidentit nga populli duhet vullnet politik nga së paku dy të tretat e deputetëve të Kuvendit që në një të ardhme të afërt shihet që kjo nuk mund të ndodhë”.

Më tutje ka thënë se IKD-ja në vazhdimësi ka kërkuar reformë zgjedhore në Kosovë.

“IKD në vazhdimësi ka kërkuar reformë zgjedhore jo vetëm në raport me zgjedhjen e presidentit, por edhe në raport me zgjedhjen e deputetëve të Kosovës. Fatkeqësisht partitë politike nuk kanë vullnet politik që në qasje të tillë ta ndryshojnë. Edhe sot jemi dëshmitar që numër i caktuar i deputetëve të cilët kanë kandiduar në kohën kur kanë qenë të dënuar nga gjykata dhe janë zgjedhur përfaqësues të popullit dhe kjo ndodh se partitë nuk janë të pjekura, sepse nuk i shohin interesat e qytetarëve”.

Miftaraj ka folur edhe për kandidaturën e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj për president, raporton Ekonomia Online.

Ai po e konsideron të palogjikshme këtë kanditatur, kur ky i fundit kishte dhënë dorëheqje ngase ka qenë i ftuar nga Gjykata Speciale.

“Çdo qytetar i Kosovës në këtë rast edhe Ramush Haradinaj ka të drejtë të shpallë kandidaturën për president. Çdo kandidaturë duhet të ketë mbështetje politike nga së paku 61 deputet të cilët nëse në raundin e parë dhe të dytë nuk marrin 81 vota atëherë në raundin e tretë nevojiten së paku 61 vota”.

“Ramushi ka qenë kryeministër i Kosovës dhe arsyetimi i tij publik rreth dorëheqjes se ka qenë i ftuar në Hagë është jashtë logjikës që i njëjti të kandidojë për president”.

Të ngjashme