Zgjedhjet e 3 prillit, Vuçiqi e thërret Listën Serbe për takim në Beograd

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do t’i presë në takim përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Pallatin Presidencial të Serbisë.

Ata do të takohen pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, i cili do të mblidhet për të diskutuar edhe refuzimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, shkuan Tanjug.

“Prisni gjithçka, sot Qeveria e Malit të Zi ndaloi votimin në Berane, Sutomore dhe Nikshiq për zgjedhjet tona. Qeveria e Kurtit kërkoi njohjen e Kosovës për ta miratuar votimin. Mendoj se e dini shumë mirë se çfarë përgjigje do të marrin nga ne. Ata do të marrin një përgjigje, por përgjigja jonë këtë herë do të jetë e gjerë. Jam i bindur se do të mund të ruajmë paqen dhe lirinë për popullin tonë, se do të jemi të zgjuar dhe të fortë për të siguruar gjithçka që nuk kemi ditur të bëjmë në të kaluarën”, tha dje Vuçiq.

Të ngjashme