Zgjedhjet e reja, kandidatët e vjetër

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 08:22 | Nga

Në zgjedhjet e reja për pushtetin lokal në Kosovë në garë do të jenë kandidatët e vjetër të partive politike. Këto të fundit kryesisht kanë zgjedhur kryetarët aktualë të komunave apo ish-kryetarët për të garuar në zgjedhjet e 22 tetorit.

Gara më interesante pritet të zhvillohet në Prishtinë, ku lëvizja “Vetëvendosje” do të garojë me kryetarin aktual të Komunës Shpend Ahmetin.

Rivali më i fortë i LVV-së në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk është përcaktuar ende se me cilin kandidat do të garojë në kryeqytet, ndonëse burimet e “Zërin” flasin për mundësinë e kandidimit të ish-kryetarit Ismet Beqirit, apo Arban Abrashit, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

AAK-ja ka futur në garë për Prishtinën ish-gazetarin Arbër Vllahiun, përderisa nga radhët e PDK-së mund të kandidojë Blerand Stavileci apo Lirak Çelaj, shkruan tutje “Zëri”.

Në Gjilan LDK-ja do ta rikandidojë kryetarin aktual, Lutfi Hazirin, ndërsa PDK-ja ish-ministrin e Brendshëm, Zenun Pajazitin. Kandidat për kryetar të Gjilanit nga LVV-ja do të jetë ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

Drejtimin e Komunës së Gjakovës edhe për një mandat e synon Mimoza Kusari-Lila, e cila muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Komunës, kur mori pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme