Zgjedhjet i fitoi Albin Kurti, jo Vjosa Osmani

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 23:11 | Nga Ekonomia Online

Profesori Blerim Latifi ka folur për zgjedhjen e presidentit në vend. Pret që Albin Kurti të negociojë për një pozitë të tillë që të mos e çojë vendin sërish në zgjedhje.

“Partitë politike nuk do të rrinë aty për t’ia bërë kuorumin. E shoh një proces të negocimit për të bërë marrëveshje”, ka thënë Latifi.

“Një element nuk duhet ta lëmë anash. Këto zgjedhje as s’i ka fitu Vjosa Osmani e as Vetëvendosje. Këto zgjedhje i ka fituar Albin Kurti personalisht”, ka deklaruar Latifi në T7.

“Albin Kurti politikisht dhe moralisht e ka gjithë fuqinë mos me pyet askënd edhe me negociuar ndonjë formulë tjetër të zgjedhjes së presidentit”, është shprehur Latifi.

Të ngjashme