Zgjedhjet janë të pashmangshme

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 08:12 | Nga

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Rexhep Hoti, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme, pasi, sipas tij, ato janë duke ndodhur.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka theksuar se për zgjedhje të reja do të merret shpejt një vendim me partnerët e koalicionit.

Hoti ka bërë me dije se nuk është në interes të PDK-së të vazhdohet qeverisja pa pasur mundësi më të marrë vendime të mëdha e të vështira.

Sipas tij, vendi duhet të ecë përpara dhe nuk mund të mbetet peng i askujt.

Duke folur rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Hoti ka thënë se këtë çështje ka dështuar ta drejtojë partia e Kryeministrit Isa Mustafa, qoftë drejt konsensusit, apo qoftë drejt votimit në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme