Zgjedhjet lokale, Aliu: PDK do të ketë emra të përgatitur

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Njëri prej njerëzve më me ndikim në Partinë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu, ka folur rreth zgjedhjeve lokale, respektivisht kandidaturave.

Ai tha në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Aliu tha se PDK-ja do të ketë emra të përgatitur për garën zgjedhore të vjeshtës që po vie.

“Besoj se PDK-ja do të ketë kandidatë të përgatitur mirë. Siç e ceke pak më parë, Prizreni e Mitrovica kanë qenë vatra të PDK-së, pra nga qendrat e mëdha. Jam i bindur se do të shënojmë rezultate të mira”, tha ndër të tjera i pari i Ferizajt.

Të ngjashme