Zgjedhjet në LVV, Haxhiu: Sot është ditë e demokracisë

Prishtinë | 25 Sht 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se sot është ditë e demokracisë në LVV, teksa ftoi të gjithë anëtarët që të votojnë.

“Sivjet për herë të parë po themelojmë edhe organizatë atë të rinisë dhe gruas. Përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore”, shkroi ajo.

Të ngjashme