Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të veriut, miratohet Udhëzuesi për renditjen e partive në fletëvotim

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 14:21 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar Udhëzuesin për hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe partive politike në fletëvotim, për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Mitrovicës së veriut, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu, në mbledhjen e KQZ-së u miratua edhe akreditimi i vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut

Burim Ahmetaj, kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së ka thënë se 88 aplikues kanë qenë me nevoja të veçanta në komunën e Podujevës, si dhe në komunën e Mitrovicës së veriut.

Ai ka thënë se në këtë kategori hynë edhe personat që janë të infektuar me Covid-19 dhe që janë të izoluar.

Tutje ai ka thënë se këtyre do të ju mundësohet votimi përmes ekipeve që do t’i dërgon sekretariati.

“Sekretariati në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve në Podujevës dhe Mitrovicës përgjatë periudhës kanë aplikuar 450 aplikues për regjistrim përmes e-mail që të votojnë jashtë vendit. 427 janë pranuar dhe 23 janë hedhur poshtë sekretariati ka njoftuar të gjithë se gjatë periudhës të regjistrimit të paraqesin dokumente shtesë”.

“Votuesit me nevojat e veçanta, kanë aplikuar 88 persona për këtë kageroi në komunën e Podujevës dhe 6 në Mitrovicën e Veriut”.

“Në kuadër të kësaj kategorie janë edhe personat e infektuar me Covid-19 tu mundësohet votimi i tij përmes ekipeve që do t’i dërgojë sekretariati”.

Ndërsa Alim Rama nga VV-ja rekomandimet e sekretariatit i ka parë si manipulim të procesit zgjedhor.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar që nga sekretariati ta shikojë edhe njëherë dokumentin dhe t’i njoftojë në mbledhjen e ardhshme, raporton EO.

“Le ta shikon sekretariati edhe njëherë dokumentacionin se a është në rregull dhe nëse mundemi me ndërruar diçka. Ndërsa për vëzhguesit”.

Daka ka thënë se mbetet që në mbledhjen e radhës të diskutohet se sa do të jetë numri i vëzhguesve.

Të ngjashme