Zgjedhjet në Podujevë përplasin Zemajn e Rrahmanin, Komisioni përfundon mbledhjen para kohe

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 13:39 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka lënë në gjysmë raportimin në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, pas përplasjes që ka pasur me deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, raporton Ekonomia Online.

Shkaktarë i kësaj përplasje ishin zgjedhjet në Podujevë të mbajtura të dielën, kur fituese doli Vetëvendosje.

E ishte deputeti i kësaj partie Rrahmani, që Zemajt i tha se raportimi i tij për Auditimin e Pasqyrave  Vjetore Financiare të vitit 2019 për Ministrinë e Shëndetësisë, ishte i mirë, por që nuk ja ka qëlluar edhe rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.

“E pranoj që ministri e lexoi mirë raportin. Edhe shikimin e ka të mirë, por rezultatet nuk po i dalin ashtu siç nuk i dolën në Podujevë “, tha ai.

Pas kësaj deklarate, ministri Zemaj ka braktisur sallën, duke thënë se nuk është këtu për “spektakle”.

Ndërsa, kryesuesi Bedri Hamza ka thënë se nuk është koha e duhur që të flitet për zgjedhjet në Podujevë, por të flitet për atë se për çka është ftuar ministri Zemaj.

Pas përplasjes së deputeti Eman Rrahmani dhe ministri Armend Zemaj, nuk ka zgjatur deri në fund raportimi i Zemajt në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ndryshe pas këtyre përplasjeve, Bedri Hamza kryesues i Komisionit ka paralajmëruar zbatim strikt të rregullores së punës së komisionit.

“Unë prej sot do të kalojë në zbatimin strikt të rregullores së punës së komisionit”, ka thënë kryesuesi i komisionit Bedri Hamza.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike i pari i shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur se do t’i përcjellin rekomandimet e dala nga Raporti i Auditorit, si dhe ai është zotuar që pjesa e përgjegjësive të përcillet në aspektin ligjor dhe atë administrativ.

“Ajo çka vlen për të theksuar është se për MSH-në na nxjerr në konkluzion, ne duhet ti përcjellim adresimet e dhëna. Sipas asaj që ju i adresuat, realitivisht kemi një mbikëqyrje efikase në zbatim të rekomandimeve që kanë dal nga raporti i auditorit, dhe zotohemi që pjesa e përgjegjësisë tonë të përcillet edhe në aspektin ligjor dhe atë administrativ. Situata me pandeminë ka ndikuar në nivelin e ulët të realizimit të buxhetit”

Deputetja, Besa Gaxherri, ka thënë se menaxhimi i pasurive në MSH nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe se kishte mangësi te prezantimi i llogarive të hartueshme.

“Për pasqyrat financiare kemi dhënë opinion të pa modifikuar që nënkupton se ato paraqesin një pamje të drejtë, dhe përmes vendimeve gjyqësore ministria ka paguar shpenzime në vlerë me mbi 290 mijë euro. Menaxhimi i pasurive nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe se kishte mangësi te prezantimi i llogarive të hartueshme. Te ndryshimi i sasive për kontratat pa aprovimin e ZKA-së, kemi ndërrimin e dyerve të sallave të emergjencës në vlerë prej 214 mijë euro. 3 pagesa në vlerë prej 1milionë euro nuk ishin evidentuar në pasuri”

Enver Haliti nga VV-ja ka thënë se nga 26 projekte kapitale të planifikuara 5 prej tyre nuk kanë pasur shpenzime.

“Të realizimi i ulët i projekteve kapitale, dhe MSH te niveli i shpenzimeve kapitale ishte vetëm 58%, që sipas zyrës kombëtare të auditimit nga 26 projekte të planifikuara 5 prej tyre nuk kishin shpenzime fare që do të thotë një nivel i ulët i investimit”

Të ngjashme