Zgjedhjet nuk ndikojnë në punën e Komisionit për të dhunuarit gjatë luftës

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 09:36 | Nga

Së shpejti do të fillojë aplikimi për kompensimin e mjeteve për personat e dhunuar gjatë luftë, dhe zgjedhjet e parakohshme nacionale nuk do të ndikojnë në këtë proces.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në një intervistë për “arbresh.info” ka folur për takimin e parë që ka pasur Komisioni për njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se do të fillojë pranimi i aplikacioneve dhe pas fazës së trajnimit intensiv të anëtarëve të Komisionit do të bëhet edhe kompensimi i mjeteve.

Ai gjatë intervistës ka thënë se është dashur të punohet shumë më shumë grupe.
“Ish presidentja Jahjaga ka bërë një punë të madhe me Këshillin Kombëtarë dhe këto janë rezultatet”, u shpreh Abrashi.

Të ngjashme